Dështon takimi i liderëve të Kelmendi, opozita kundërshtoi prezencën e Thaçit

31.08.2016 13:04:59

Deputeti i pavarur, Ramiz Kelmendi i cili kishte ftuar për sot në një takim kokë më kokë, liderët e partive në vend në një vilë të tij, ka njoftuar se takimi ka dështuar në momentin e fundit.

Ai gjatë një konference tha se shkak për dështimin e takimit ishte prezenca e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që u refuzua nga opozita, transmeton Indeksonline.

Lexoni fjalimin e Kelmendit:

Takimi i liderëve kokë më kokë po dështon për arsye se disa liderë  e kanë konfirmuar që nuk do të vijnë për shkak të strukturës së liderëve tjerë.

Ishte mundësi e mirë që takimi të zhvillohej pa ndërkombëtarët për një çështje shumë të rëndësishme si demarkacioni me Malin e Zi, asociacioni, demarkacioni me Serbinë, etj.

Besoj që kjo punë të ardhmen të zgjidhet në mënyrë ligjore dhe në të mirë të rinisë sonë.

Duke parë që distancat mes liderëve pozitë-opozitë po shtohen çdo ditë, po shkohet nga ajo që të vendoset nga një e drejtë e tyre, ata është dashur që për demarkacion të vendosin në takim dhe të kalohet sipas fuqisë së popullit.

Konfirmimin e parë e ka pasur Ramush Haradinaj, pastaj Kadri Veseli, Fatmir Limaj dhe Isa Mustafa.

Presidenti nuk ka konfirmuar pjesëmarrje, por si duket opozita ka hulumtuar se kush do të jetë pjesëmarrës dhe nuk ka marr pjesë. Askënd nuk duhet ta dëmtoj pjesëmarrja e atyre që janë zgjedh nga vota, dhe kjo ka bërë që njëri nga liderët e opozitës të kërkoj mos jetë pjesëmarrës presidenti i Kosovës.

Limaj nuk e ka pranuar presidentin në takim sepse tha se takimi ka qenë vetëm mes atyre që janë pjesë e kuvendit.

Koalicioni i ka 90 vota, gjithmonë i ka numrat, por vendimtare duhej të ishte rëndësia që ka demarkacioni. Partitë në pozitë i kanë votat kjo dihet.

Përgjigja e Vetëvendosjes ka qenë negative, përgjigja që më ka habitur ka qenë e liderit të AAK-së, që ka thënë se merr pjesë në çfarëdo  bisede që është në interes të vendit.