Dështon votimi i projektligjit për mbrojtjen e fëmijëve

04.08.2016 16:53:48

Deputetët e Kuvendit në mungesë të kuorumit nuk arritën ta votojnë projektligjin për mbrojtjen e fëmijëve

Ligji për mbrojtjen e fëmijëve garanton themelimin e Këshillit për mbrojtjen e fëmijëve. Ligji po ashtu parandalon diskriminimin dhe shkeljen e të drejtave të fëmijëve.

Grupet parlamentare të PDK-së dhe LDK-së përkrahen këtë projektligj, kurse grupi parlamentar i VV thotë se do të abstenojnë për ta votuar këtë ligj, pasi që ata vlerësojnë se ky ligj nuk është parandalues por dëshirues.

Deri tash Kosova nuk ka pasur ligj i cili rregullon të drejtën e fëmijëve.