Aksidenti në Bulqizë, makina ra në humnerë në pjesën ku mungonte brezi anësor i rrugës (Foto)

04.08.2016 17:01:17

Një makinë në të cilën udhëtonin 4 persona doli nga rruga dhe ra në humnerë në hyrje të fshatin Trebisht, Bulqizë.

Aksidenti u shënua rreth orës 14:00.

Nga hetimet paraprake, policia thotë se shkak i aksidentit ka qenë infrastruktura rrugore, pasi aksidenti ndodhi atje ku mungon brezi mbrojtës anësor.

“Në makinën tip “Opel” me targa AA 791 JY   udhëtonin 4 persona, nga të cilët 3 prej tyre kanë humbur jetën ndërsa njëri është në gjendje të rëndë” informoi zyrtarisht policia.

Si pasojë humbën jetën

Azem Karabrahimi  21 vjeç  banues në fshatin Ostren

Elena Bajrami  32 vjeç, banuese në fshatin Tuçep

Musa Nuredini  55 vjeç

Ndërkohë Gentjan Sula, 27 vjeç ndodhet i plagosur në gjendje të rëndë dhe  po mjekohet në Dibër të Madhe Maqedoni.