Detaje nga policia për vdekjen e dyshimtë të mërgimtarit në Ferizaj

03.09.2018 12:13:28

Në fshatin Nerodime e Poshtme të Ferizajt është gjetur pa shenja jete me një plagë në fytyrë Avdyl K. i zhdukur ditë më parë.

Në veturën e viktimës është gjetur një revole ndërsa në afërsi të veturës është gjetur një karikator, njofton policia.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkohë familjarët e viktimës besojnë se ai është vrarë duke shtuar se me vete kishte shumë të madhe parash.

Viktima banonte në Kolten të Zvicrës ndërsa në Kosovë ishte për pushime.