Kadri Veseli takohet për të shqyrtuar kërkesat e veteranëve

03.09.2018 12:10:44

Kryetari i Kuvendit të Kosovës po pret në takim një grup veteranësh të luftës që po protestojnë për pastrimin e listës së veteranëve.

Një grup ish-luftëtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga rajoni i Drenicës kanë dalur sot në protestë me kërkesën për pastrimin e listave të përfituesve të pensioneve të veteranëve të luftës.

Ata i kanë dhënë 30 ditë kohë veprimi Kuvendit të Kosovës për pastrimin e listave të veteranëve , para se të kalojnë në veprime tjera protestuese.

Ata thanë se nuk do të tolerohen mashtruesit që sipas tyre kanë falsifikuar certifikatat e veteranëve për të përfituar nga pensioni  që e ofron shteti.

Momentalisht ata janë pritur në takim me Kadri Veselin për të diskutuar rreth kërkesave të tyre