Detaje të reja nga vrasja në Fushë Kosovë: djali dyshohet se ia ka prerë kokën babait me sopatë

20.07.2020 19:26:28

Fushë Kosova është tronditur sot nga një vrasje e rëndë.

Lajmi.net mëson se dyshimet e para janë se djali i ka prerë kokën babait të tij me sopatë.

Lajmi.net është në pritje të konfirmimit të informacioneve nga policia dhe prokuroria.

Në ndërkohë, policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e një të dyshuari.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datë 20.07.2020 rreth orës 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njësitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit të arrestojnë një person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalur në lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për të sqaruar rrethanat tjera të rastit”, ka thënë Hoxha.