Kadri Kastrati nuk ka fituar votat për deputet

17.06.2017 17:24:37

Ish komandanti i FSK-së, tash anëtar i PDK-së, Kadri Kastrati ka dështuar të bëhet deputet.

Kastrati i cili iu bashkua PDK-së, sipas listës se publikuar jozyrtare në media, nuk ka arritur që t’i marrë votat e mjaftueshme të bëhet deputet.

Pos Kastratit, në garën për deputet kanë dështuar edhe dy nënkryetarat e PDK-së, Hajredin Kuçi e Arsim Bajrami.