Dhëndrri Trump takon izraelitët dhe palestinezët

Dhëndrri Trump takon izraelitët dhe palestinezët

24.08.2017 18:23:12

Të dërguar amerikanë, të drejtuar nga dhëndri i Donald Trump takuan sërish krerët izraelitë dhe palestinezë sot, pa dhënë informacione se si synojnë të nxjerrin bisedimet për paqe nga ngërçi që kanë hyrë.

“Trump është i vendosur të arrijë një zgjidhje që do të sjellë zhvillim dhe paqe të gjithëve në këtë zonë”, tha Jared Kushner, këshilltar i lartë i presidentit amerikan, në fillim të takimeve të tij me kryeministrin, Benjamin Netanyahu në Jerusale.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të forta se kurrë”, garantoi ai.