Dhimbje malli/ vargje nga Adelina Pali

18.07.2021 12:35:27
DHIMBJE MALLI
Sa çudi, qëllimin tënd kurrë s’e kuptova
Porsi vegime më humbën fjalët e thëna
“Të ndjej,” më the. “Me mall sërish do t’kërkoja”
Teksa ditët qanë…deshmitare u bë hëna.
Eh, sa e marrë që jam, ndërsa endem në pritje
Nuk e dija se dikujt do t’ia ndjeja mungesën
“Duhet të kesh kaluar me dikë shume vite,”
“Nuk mjafton nje dite,” me the, “per të ngjallur shpresa.
Sa çudi, qëllimin tënd kurrë nuk e kuptova
Herë më afron e herë më bëhesh i huaj
Ndër ditë fjalë zemre kurrë nuk mora
Ç’është kështu? Mos ndoshta me zemrën time po luaj?
Dhe perpiqem që vetëm një shenjë tënden të kap
E di, je egoist, e di se dhe ti vuan andej
Dua ta çjerr natën, të turrem drejt teje me vrap
Të më vërshojnë ndjenjat si qindra lumenj…