Shkëlqeu në Europian: Xherdan Shaqiri rikthehet në Serie A

18.07.2021 13:25:24

Shkëlqeu në Europian, Xherdan Shaqiri rikthehet në Itali.

Sulmuesi i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Anfield Road gjatë kësaj vere, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Jurgen Klopp.

Shaqiri ka luajtur shumë pak sezonin e kaluar, mirëpo në Europian shkëlqeu me Zvicrën duke realizuar tre gola.

Mediat italiane raportojnë se Lazio i ka dërguar ofertë zyrtare Liverpoolit prej 12 milionë eurove për kartonin e Shaqirit.

Bisedimet do të fillojnë së shpejti dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi edhe pse Liverpooli kërkon 15 milionë euro.