Dhuna në familje, gjashtë raste brenda një ditë

23.08.2020 12:55:01

Dhuna në familje vazhdon me përmasa shqetësuese në Kosovë.

Vetëm gjatë ditës së shtunë gjashtë raste janë raportuar në Policinë e Kosovës.

Dy raste ndodhen në Peje, një në Gjakovë, Klinë, Drenas.

Ky është raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

DHUNË FAMILJARE

Gllogoc 21.08.2020 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Prizren 22.08.2020 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Klinë 20.08.2020 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht familjaret e tij. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Pejë 22.08.2020 – 17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (në gjendje të dehur), pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht familjaret e tij. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Pejë 22.08.2020 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimë femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Gjakovë 22.08.2020 – 09:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë përleshur në mes vete. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.