Në Spitalin e Vushtrrisë po trajtohen 28 pacientë me COVID-19, tetë prej tyre infermierë

23.08.2020 14:33:41

Në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri janë duke u trajtuar 28 pacientë të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Spitali përmes rrjetit social Facebook ka përditësuar të dhënat 24-orëshe të pacientëve të infektuar.

Njoftohet se dy pacientë janë të intubuar, 3 me CPAC, ndërsa 8 infermierë janë po ashtu të konfirmuar pozitiv.

Njoftimi i plotë:

Përditësimi i të dhënave;

Përditësimi i të dhënave për COVID – 19, nga Spitali “Sheikh Zayed” Vushtrri

Data: 23.08.2020

Pacientet 33
Të intubuar 02
CPAP 03
O2 26
Konfirmuar pozitiv 28
Pakonfirmuar 04
Staf Mjekesore (Mjek) Pozitiv 00
Staf Mjekesore (Infermier) Pozitiv 08
Staf Mjekesore ( te tjere) Pozitiv 00
Konfirmuar negativ 01
Kontrolla 35.