Vazhdojnë punimet pranë urës së Ibrit në Mitrovicë

12.05.2018 19:35:57

Kanë rifilluar punimet pranë urës kryesorë në lumin Ibër, pas heqjes së asfaltit të vjetër në rrugën Kollashinska para një muaji, për të vazhduar me asfaltimin e rrethrrotullimit.

Aktualisht po asfaltohet pjesa rrethore, e cila pritet të përfundojë deri në fund të ditës, ndërsa më pas pritet të rregullohet edhe pjesa tjetër e asaj rruge.

Ura kryesore e Ibrit edhe më tutje mbetet e hapur vetëm për këmbësorë.

Ju kujtojmë se javën e kaluar shefja e zyrës se BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, ka deklaruar se nuk mund të specifikojë datën e saktë të përfundimit të punimeve në urën kryesore në Mitrovicë dhe se kjo varet nga çështjet teknike dhe kushtet atmosferike.

Rivitalizimi i urës së Ibrit është pjesë e marrëveshjes ndërmjet delegacionit të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel