Dhuna në Kuvend, deputetët e VMRO-së nuk paraqiten në prokurori

07.07.2017 19:13:51

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski as në korrik nuk do të merren në pyetje në Prokurori. Sipas regjistrimeve nga kamerat e sigurisë ata të dy i hapin portat e Kuvendit nga brenda që më pas pa kurrfarë problemi të hyjnë protestuesit dhe dhunuesit me maska që brutalisht i rrahën deputetët.

Alsat M jozyrtarisht mëson se Prokuroria për Krim të Organizuar tashmë ka siguruar dëshmi të rëndësishme nga dëshmitarët që duhet ta dëshmojnë organizimin e hapjes së portave të Kuvendit.
Një ekip hetimor ka punuar intensivisht mbi këtë vështje dhe ka mbledhur dëshmi për ta kompletuar mozaikun. Nuk është marrë në pyetje ende as ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, i cili drejtonte shtabin operativ në natën e 27 prillit. Deputeti Mukoski edhe pse ka mohuar se i ka hapur dyert e Kuvendit, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë të kundërtën.
Ai vazhdimisht pohon se nuk ndjehet fajtor dhe nuk zbulon nga kush eventualisht ka marrë urdhër për t’i hapur dyert.
Përveç Mukoskit, videot nga kamerat e sigurisë tregojnë se edhe deputetët e tjerë eventualisht, marrin pjesë në drejtimin e turmës drejt sallës së konferencave për shtyp në Kuvend. Ljuben Arnaudov, Johan Tarçulovski, Lupço Dimovski dhe Zhaklina Pesevska janë pjesë e deputetëve për të cilët dyshohet se ju kanë ndihmuar dhunuesve dhe ju kanë treguar se si më shpejtë të arrijnë te deputetët e LSDM-së dhe te deputeti Ziadin Sela, i cili ishte rrahur brutalisht.
Përveç përgjegjësisë eventuale penale në mesin e deputetëve, Prokuroria duhet të përcaktojë nëse ka elemente të veprës penale edhe në mosveprimin e policisë, e cila ka reaguar direkt nën komandën e Çavkovit, ndërsa dyshime për këtë shprehu edhe ish-Ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski as në korrik nuk do të merren në pyetje në Prokurori. Sipas regjistrimeve nga kamerat e sigurisë ata të dy i hapin portat e Kuvendit nga brenda që më pas pa kurrfarë problemi të hyjnë protestuesit dhe dhunuesit me maska që brutalisht i rrahën deputetët. Alsat M jozyrtarisht mëson se Prokuroria për Krim të Organizuar tashmë ka siguruar dëshmi të rëndësishme nga dëshmitarët që duhet ta dëshmojnë organizimin e hapjes së portave të Kuvendit. Një ekip hetimor ka punuar intensivisht mbi këtë vështje dhe ka mbledhur dëshmi për ta kompletuar mozaikun. Nuk është marrë në pyetje ende as ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, i cili drejtonte shtabin operativ në natën e 27 prillit. Deputeti Mukoski edhe pse ka mohuar se i ka hapur dyert e Kuvendit, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë të kundërtën. Ai vazhdimisht pohon se nuk ndjehet fajtor dhe nuk zbulon nga kush eventualisht ka marrë urdhër për t’i hapur dyert. Përveç Mukoskit, videot nga kamerat e sigurisë tregojnë se edhe deputetët e tjerë eventualisht, marrin pjesë në drejtimin e turmës drejt sallës së konferencave për shtyp në Kuvend. Ljuben Arnaudov, Johan Tarçulovski, Lupço Dimovski dhe Zhaklina Pesevska janë pjesë e deputetëve për të cilët dyshohet se ju kanë ndihmuar dhunuesve dhe ju kanë treguar se si më shpejtë të arrijnë te deputetët e LSDM-së dhe te deputeti Ziadin Sela, i cili ishte rrahur brutalisht. Përveç përgjegjësisë eventuale penale në mesin e deputetëve, Prokuroria duhet të përcaktojë nëse ka elemente të veprës penale edhe në mosveprimin e policisë, e cila ka reaguar direkt nën komandën e Çavkovit, ndërsa dyshime për këtë shprehu edhe ish-Ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu.