U kthye me traget nga Shqipëria, prifti italian në gjendje të rëndë nga koronavirusi

01.09.2020 09:46:43

Një prift italian 54-vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të koronavirusit Sipas mediave italiane, prifti sapo është kthyer nga Shqipëria ku fillimisht shfaqi simptoma të koronavirusit, ndërsa më pas u konfirmua se ishte infektuar dhe gjendja e tij shëndetësore u rëndua.

Ai aktualisht është shtruar në spitalin e kujdesit intensiv në Prato. Rasti u raportua tek autoritetet shëndetësore për të njoftuar njerëzit që ishin me të në bordin e tragetit që mbërriti të shtunën e kaluar në Bari.