Djali hedh sprej në lokal, babai bëhet për spital

01.09.2020 10:28:02

Një person ka njoftuar në polici se derisa ishte në lokalin e tij, djali i tij i mitur kishte hyrë dhe kishte përdorur një lloj spreji.

Siç njofton PK, viktimës i është përkeqësuar gjendja dhe është dërguar për tretman në spital.

“Fsh.Krojmir, Lipjan 31.08.2020, 17:45. Ankuesi mashkull kosovar raporton se deri sa ishte ne lokalin e tij viktima mashkull kosovar (djali i tij i mitur) i dyshuari mashkull kosovar kishte hyrë ne lokal dhe kishte përdor një lloj spreji. Viktimës i është përkeqësuar gjendja dhe është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport.