Dhuna në Shkodër: PD e LSI prapa djegieve, akt me përgjegjësi penale!

12.12.2020 15:18:00

Kreu i PS-së Taulant Balla ka reaguar i dyti pas Edi Ramës në lidhje me trazirat dhe djegien në PS-në e Shkodrës, gjatë një proteste, nga një grup të rinjsh.

Në një prononcim për mediat nga Elbasani ka dënuar aktet e dhunës që po regjistrohen në vend, ndërsa sulmoi ashpër presidentin Ilir Meta si dhe krerët e partive opozitare se sipas tij qëndrojnë pas këtyre sulmeve.

“Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha vodhën protestën për qëllimet e tyre politike. Aktet e dhunës po sponsorizohen dhe ekzekutohen me paratë e tyre.

PD dhe LSI qëndrojnë pas sulmeve në selitë politike. Akt i rendë qe ngarkon me pergjegjesi penale”, tha Balla.