Komuna e Obiliqit fillon shpërndarjen e formularëve për subvencionimin e qytetarëve të prekur me COVID-19

12.12.2020 15:27:37

Ekipet të shtabit emergjent të komunës së Obiliqit, kanë filluar shpërndarjen e formularëve të aplikimit për banorët e rezultuar pozitiv në të gjitha lokalitetet e Obiliqit.

Sipas komunës, subvencionimi bëhet në bazë të listave të konfirmuara nga ana e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike.

Kryetari Gashi, ka njoftuar të gjithë qytetarët se secili që ofron dëshmi për realizimin e testimeve pozitiv me PCR, gëzojnë të drejtë e subvencionimit nga ky vendim.

Komuna e Obiliqit, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Obiliqit të mbajtur me datë 11/12/2020, ka aprovuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për qytetarët e prekur me Covid-19, ku për çdo qytetarë të prekur nga Covid-19 do të subvenciohen me nga 100€, ndërsa qytetarët që kanë humbur betejën me këtë virus, familjarët e tyre do subvencionohen me nga 300€.