Dhunë në parlamentin turk

12.01.2017 09:06:46

Parlamenti turk edhe njëherë është shndërruar në arenë të boksit.

Me rastin e votimit të amendamenteve për ndryshime kushtetuese opozita dhe pozita nuk janë pajtuar për pikën e pestë, e cila gjë ka bërë që edhe kacafyten mes veti deputetët.

Si pasojë e kësaj rrahje, mediat turke raportojnë se ndihmësit të shefit të grupit parlamentar të partisë së Recep Tayyip Erdogan, Fatih Sahinit i janë thyer hundët.

Gjithashtu edhe disa deputetë kanë pësuar lëndime të lehta trupore ndërsa përleshja është ndal fal intervenimit të sigurimit të kuvendit të Turqisë.