Dhurata Hoxha: Kosova s’ka alternativë tjetër, përveç BE-së

15.10.2017 22:36:46

Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, ka bërë me dije se integrimi i Kosovës në Bashkimin Europian është e vetmja alternativë.

Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, ministrja Hoxha ka theksuar se Kosova e meriton të jetë pjesë e BE’së.

Ajo ka bërë thirrje që në proceset integruese të Kosovës të vazhdojë konsensusi altual pozitë-opozitë.

Hoxha ka pranuar se ka vonesa në zbatimin e MSA’së por kjo, sipas saj, ka ndodhur për shkak të zhvillimeve politike që kanë ndodhur kohët e fundit në Kosovë.

Miratimin e marrëveshjes së IPA’s 2016 në Kuvend ministrja Hoxha e ka vlerësuar arritje të madhe për Kosovën.

Hoxha ka theksuar se marrëveshja IPA 2016 do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe në mirëqenien e qytetarëve.