Prishtinën e ka kapluar bërlloku

15.10.2017 22:39:36

Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale shfaq gjendjen e një lagjeje në qendër të qytetit.

Ndonëse kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, njëherësh kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për edhe një mandat në krye të kryeqytetit flet për menaxhimin e mbeturinave në fushatën për zgjedhjet e 22 tetorit, gjendja në qytet është larg asaj që e pretendon ai, raproton express.

Kontejnerët e mbeturinave duken të stërmbushur në këtë foto të realizuar në zonën e njohur si “Qafa”, ndërsa bërlloku shihet të ketë përfunduar edhe në hapësirën përreth kontejnerëve.