Dhurata Hoxha: Mosmiratimi i marrëveshjes dëmton zbatimin e MSA-së

Dhurata Hoxha: Mosmiratimi i marrëveshjes dëmton zbatimin e MSA-së

15.08.2018 09:39:20

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka bërë me dije se pasi Kuvendi i Kosovës ka nisë sesionin vjeshtor të punës duhet ta miratojë Projektligjin për marrëveshjen e IPS-s 2017, Projektligjin për marrëveshjen Evropa për qytetarët dhe Projektligjin për marrëveshjen Erasmus.

Ajo ka thënë se mosmiratimi i këtyre marrëveshjeve shkon në dëm të zbatimit të MSA-së.

Sipas saj, çdo vonesë për ratifikimin e këtyre marrëveshjeve do të jetë indikator i keq karshi procesit nëpër të cilin është duke kaluar Kosova.