Dhuratë nga miku im, Nazmi Lukaj!

23.07.2021 15:15:45
Shkruan: Tahir CUKAJ
Jo, rastësishtë takon miku mikun , por as rastësisht nuk harrohet. Në diten e veçantë edhe dhimbjet edhe kujtimet të hijedhin në valë të ndryshme të jetës, deshe apo nuk deshe. Ishin vite të veshtira për miqët e mi poet dhe krijues, kur nuk pushonin s’eshë shkruari për çeshtjen e Kosovës dhe të mbarë kombit. Një fat i tillë e ndjeki dhe e percolli poetin,publicistin dhe gazetarin e njohur prof.Nazmi Lukaj. Në takimin e parë posa kishte përfunduar lufta u takuam si miq të pënës edhe pse nuk ishim të ndarë asnjëhere dhe aq më pak të harruar. Takim që i ngrohi ndjenjat tona mës shokesh dhe miqësh nuk kishte se si mos të nderohej .U ndije krenar më Smajl Hajdaraj, Skender Mulliqin, Naim Kelmendin dhe Gani Tershnjaku,ashtu siç u ndiem edhe ne më te. Kishim lexuar shkrimet e tija që kishte bër gjatë kohës se luftës dhe njera nder to më benë qê të ndihem krenar me guximin e tij intelektual sa kishte qendrue në Shqiperi kur në njerin nga shkrimet e tija të botuara e thotë qartë dhe shkurt: Se shpirti i një populli eshtë UÇK/ja kurse truri i tij eshtê Presidenti i Kosovës dr.Ibrahim Rugova, e që në atë kohë nuk kisha degjuar gazetar më të guximshem dhe largpamës se Nazmiu! Jo rastesht e mora librin ” A ESHTË KOSOVA NJË RAST UNIKAT”. Ku në faqen e parë të librit shkruan fjalë lavdëruese dhe nderuese: Mikut tim dhe burrit të fjalës dhe pushkës z.Tahir Cukaj, më shumë respekt nga autori Nazmi Lukaj! Unë nuk dua ti besoj vdekjes pse na ndau nga Nazmi Lukaj , por dua ti besoj vargut dhe vepres që eshtë në mua e në mesin e miqëve dhe që e bartim në mendje dhe në biblotekat tona! Nazmi Lukaj vdekja e parakoshme ishte një tranditje për miq dhe shoket që i pate dhe të patën! Prehu i qetë në shpirtin e kesaj toke , të cilës i kushtove vargje dhe poezi! Të më falish për noj dobësi timen dhe t’më bejsh hallall në jetë!