Hapen zyrtarisht Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, Kosova parakalon si shteti i 67-të

23.07.2021 15:30:49

Tashmë janë hapur edhe zyrtarisht me ceremoni Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Ethet e Lojërave Olimpike kanë kapluar të gjithë tashmë, pasi nga sot, 23 korrik e deri më 8 gusht në Tokio e Japonisë do të ketë spektakël.

205 shtete nga e gjitha bota, në 33 sporte dhe 50 disiplina do të garojnë për të fituar medaljet e më të mirëve.

Tashmë, “Tokio 2020” është hapur edhe zyrtarisht me ceremoni dhe është bërë hedhja e fishekzjarrëve.

Brenda disa minutave fillon edhe parakalimi i shteteve.

Kosova parakalon si shteti i 67-të, ndërsa përfaqësohet nga 11 garues në sporte dhe disiplina të ndryshme.