Dialog brezash-vjershetore për fëmijë

26.09.2019 00:50:41

 Nga Luan Lumeka Kalana

I-Sa e madhe eshte Shqiperia ?!
II-Sa e gjate eshte Liria ?!-pyeste femija .
….Pergjigja eshte shkruar me gjak-Ideali dhe Amaneti.
I-ideali-Shqiperia eshte Zemra jone.
-“Sa e madhe është Shqipëria?”
“Këtu më zure mat, mësoje vetë.”
“Jo, gjysh-o, i thonë shah-mat.”
=“Më dërmove, ta them me tre fjalë:
Populli më i vjetër në Ballkan.
S’ka hartë në Europë që e mban,
pa ç’ka që na bënë copë e trokë,
po të mblidhen të gjithë tok,
nuk ka vend më të madh në botë,
i lashtë sa mosha e kësaj toke.
Flamuri me shqipen dy krena,
janë besa, ideali i shqiptarit,
ndrisin më shumë se fjalë të arta,
kur na thërret vatani, tundet mali,
Shqipëria për ne është zemra.”

-“Gjysh-o, tregomë për Flamurin,
jo shkurt, tregomë më gjatë,
të kam xhan, të dua përjetë!
Pse ka ngjyrë të kuqe si zjarri
margaritar, lulekuqe si dielli?”
=“Flamuri është lyer me gjak,
simboli i lirisë, është pishtar,
amaneti i të parëve për së gjalli.
Ata falën jetën për këtë truall,
ta ngremë më lart ku ka shqiptarë!”

amaneti II-LIRIA eshte jeta e Shqiptarit
-Belbëzonte në çdo fjalë,
tek shëtiste në një park,
pyeste avokat nipi, gjyshin,
djali si gjthnjë kureshtar,
ndiqte babushin si manar.
&
Veç fjalëve nënë e bukë,
që i dilnin nga zemra,
kish dëgjuar fjalë të reja,
Liria,Flamuri,Shqipëria ,….
&
S’kish faj vogelushi,
s’ja dinte kuptimin,
deshte t’i hynte thellë,
me rrënjë e me degë..
&
-Gjysho,sa e gjatë është Liria?!
-Fjalë e shkurter,pesë germa,
s’ka metër ta matë..
me gjak është gatuar,
historia e ka shkruar ,
më e gjatë si përrallë.
&
-Sa peshon Liria,gjysho ?!…
-S’ka peshore që e nxe,
jane lumenj te gjate gjaku,
a e peshohet uji i detit, oqeane përmbi dhe.
&
-Sa kushton ,gjysho ?!
Liria, me pak fjalë,mos u nxeh..?
Vare vath në vesh,
-As shitet e as blihet !
s’është lodër në dyqan…
&
Liria është jetë,
liri a vdekje,luftë për paqe,
nuk dhurohet, fitohet me gjak..
s’ka të çmuar,ar per cdo Shqiptar…
vlerë e cmuar,më shumë se një thesar.

Fotografia e Luan Lumeka Kalana