Dibër, sekuestrohen 138 kg kanabis, arrestohen 3 persona

22.02.2017 16:04:03

Policia e Dibrës ka sekuestruar 138 kg kanabis, 38 kg e përpunuar dhe e paketuar dhe rreth 100 kg lëndë narkotike e pa përpunuar e futur në thasë.

Kanabisi është gjetur në vendin e quajtur “Fushë-Kastriot”, në një banesë të pa banuar. Deri tani janë shoqëruar në ambientet e policisë 3 persona të dyshuar për këtë ngjarje. Policia deklaron se po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.