Dibra dhe Peshkopia do të bashkëpunojnë edhe me projekte ndërkufitare

25.12.2016 16:36:03

Dibra dhe qyteti shqiptarë i Peshkopisë do t’a thellojnë bashkëpunimin edhe në realizimin e projekteve ndërkufitare, në interes të qytetarëve të të dy anëve.

Kjo u vendos pas vizitës së delegacionit të Komunë së Dibrës, e udhëhequr nga kryetari Ruzhdi Lata në qytetin e Shqipërisë. Siç informojnë nga kabinet i kryetarit të Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata është takuar me Muharem Rama kryetar i Peshkopisë dhe kanë biseduar për thellim të bashkëpunimit midis dy komunave.

Nga komuna njoftojnë se në takim është biseduar për shumë çështje si bashkëpunimi lokal midis administratave, institucionet kulturore, shoqërinë civile dhe vendosën se kufijtë nuk duhet t’i pengojnë që të ndihmojnë njëra-tjetrën për integrime euroatlantike.