Didier Chabert: Franca mbështet formimin e Ushtrisë me ndryshime kushtetuese

07.04.2017 10:10:21

Ambasadori i Francës Didier Chabert në konferencën “Forca e Sigurisë së Kosovës-Perspektiva e së Ardhmes’ e organizuar nga Instituti RIDEA, ka thënë se formimi i Ushtrisë duhet të shtyhet për një kohë.

“Franca mbështet që Kosova të ketë ushtrinë e saj. Megjithatë ne mbështesim që kjo të bëhet më anë të ndryshimeve Kushtetuese sepse  kjo do të ishte më e mira dhe do të tregonte një koncensues nacional”, ka thënë ai, raporton lajmi.net.

MË tutje, Chabert ka thënë, se mbështet vendimin e Thaçit që projektligji për FSK të mos dërgohet për një kohë në Kuvend.

Themelimi i Ushtrisë së Kosovës duhet të bëhet me një bashkëpunim të ngushtë mes Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve të saj në rend të parë NATO-së”, ka thënë në fund ambasadori francez.