Diell e vranësira, këto janë temperaturat nesër në Kosovë

19.09.2020 20:08:03

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës me anë të një komunikate për media ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë ditës së nesërme në vendin tonë.

IHMK ka bërë të ditur se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do ti takojnë shtresës së mesme dhe të lartë të Troposferës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindje.