Digjen dy vetura në Vushtrri

31.01.2020 21:42:44

Në mbrëmjen e sotme janë djegur dy vetura në qytetin e Vushtrrisë.

Djegia e tyre ka ndodhur afër çerdhes së qytetit të Vushtrrisë.

Djegia e veturave ka ndodhur deri sa ato ishin të parkuara, ndërsa KosovaPress mëson se nuk ka të lënduar.

KosovaPress a të tentuar të marrë informacione nga Policia e Kosovës, për shkakun e djegies së veturave.