Duhet ta dim si një e një që  bëjnë dy, përderisa Prontomafija udhëheq Kosovën , Kosova, ska për të përjetuar ditë të mbara!

31.01.2020 19:27:42
Nga Adem Bytyçi
Është folur e shkruar shumë për këtë grup mafioz për aferat e tij korruptive dhe anti shtetërore.
Siq janë punësimet nepotike duke shkelur statusin e punësimeve të barabarta të qytetarëve dhe kapjen në mënyrën më flagrante të sistemit të drejtësisë për t’i mbrojtur aferat korruptive të anëtarëve të grupit etjera veprime të kundërligjshme.
Në subjektin e tyre politikë pranuan edhe përsonalitete të cilat gjatë luftës ishin student në univerzitete të Austrisë dhe deklaronin se nëse fiton krahu i luftës do të kërkonin azil në Beograd.
Pas lufte të njetëve indivit u mundësun pozitat më të larta të pushtetit deri edhe në nivel ministrash!
Për t’i mbylluar gojën shtypit dhe popullit ndaj grupit të PRONTO-MAFISË , u mbajtë një proces gjyqësor kundër këtij grupi mafioz ,në të cilin në “mungesë” faktesh e provash antarët e këtij grupi u shapallën të pa pafajshëm sikur të mos kishin bërë as një të keqe!!!???…
Zatën, kjo edhe pritej të ndodhte kështu, kur Prokurorit dhe Gjykatatë në Kosovë flejnë mbi dosjet e krimit dhe herë, herë  e prcedojnë ndonjërin nga ato me urdhrat politike për të krijuar përshtupje në opinion se po luftohet krimi , anipse në mënyrë selektive.
Tani, paraqitja në skenën Kosovare e një orgonizate siq u cilësuar Terroriste: “Syri popullit” për egzistencën e se cilës nuk do të mund t’i shkonte mendja as kujt pas lufte , veprimtaria e Prontomafisë pas kësaj i është dorëzuar harresës dhe për momentin shumë pakë analist merrën me veprimtarin e zymt të saj…
Përderisa në Kosovë, nuk implementohet vetingu i Prokurorëve dhe gjyqëtarëve , nuk mund të këtë drejtësi të mirëfillt dhe  eliminim nga sqena politike e politikanëve të korruptuar të cilët po i detyrojnë qytetarët e Kosovês për çdo ditë ta lëshojnë vendin për shkak të papunësisë dhe varfrisë…
Për ata që i përcjellin me interesim dhe vëmendje të shtuar proceset dhe ngjarjet në Kosovë, Kosova ,për çdo ditë po zbrazët dhe faktori demografik po pëson humbje,  për çka një ditë përveq pasojave tjera do të rrënohet edhe ekonomia e Kosovës në mungesë të fuqisë punëtore!
Kush mund të jetë përgjegjëse për një gjendje të tillë katastrofike në të ardhmen në Kosovë, përveq strukturave politike udhëheqëse të saj!?