Digjet në burg njëri prej Grupit të Kumanovës

25.08.2017 14:05:24

Për shkak të maltretimit të vazhdueshëm nga policia, Rufki Dogani njëri prej pjesëtareve të Grupit të Kumanovës ka djegur qelinë ku ka qenë i vendosur. Rasti ka ndodhur para 30 minutave dhe me këtë rast ai ka marrë lëndime të rënda, thonë familjarë të pjesëtarëve të Grupit.

Ai ka qenë i revoltuar edhe për shkak se nuk i është ofruar ndihma mjekësore që e ka kërkuar nga autoritetet e burgut. Zyrtarisht ende nuk ka informacione lidhur me rrethanat si ka ndodhur rasti.

Nga tymi i shkaktuar pas djegies së qelisë, probleme kanë edhe pjesëtarë tjerë të Grupit të Kumanovës, që i kanë qelitë afër.

“Kërkojmë të intervenohet sa më shpejtë për të na ndihmuar. Politikanët shqipfolës nuk po interesohen fare”, është apeli që pjesëtarët e grupit kanë dërguar te mediat përmes mbrojtësve të tyre.