Dikur, diku u dashuruam dhe sot une vete u harrova, por perjetesova Ate, “Zonjezen e bukur” ….!!!”

05.10.2021 09:34:16
Nga Piro Minella
…..Ulur ne kendin tim, dhome e ngrohte, pak e ndricuar, une shkruaj kujtimet e mia, mbase te fundit…
Filloi nje dite te larget, te dy rastesiht u pame, duheshin dite me rradhe, qe te benim hapin e pare, te dytin, ti rrembeja puthjen e pare…pastaj pa fund.
Diku ne nje dhome te erret aty ne nje shtrat te thjeshte, u dashuruam, naten zgjuar e kaluam.
Dikur, aty ne te dy te marrosur beme dashuri, nuk kishim kohe te mendoheshim, a ishte mekat apo gabim, qe ne beme ate nate pasioni te shfrenuar.
Jo nuk kishim kohe te mendoheshim, ishim vetem ne te dy.
Ato caste qe kaluam, u puthem si mund te puthen dy te dashuruar, atje qeshem me te madhe dhe Ajo qante ne supin tim.
Nuk pyesnim per boten, qe disa e quanin “mekat”, kurse une te peshperisja rreze veshit eshte fat, qe te kam une ty.
Keshtu u dashuruam ne te dy, une nuk te kisha grua me kurore dhe ti as mua burre te perbetuar para altarit.
Per syte e botes disa na quanin dashnore, ne ishim te dashuruar te dy thjesht, si mund te dashurohen dy te rinj, pa vene kurore.
Puthjet tona te shfrenuara, buzet, qe eksploruan cdo cep te trupave tane, nuk pyesnin per syte ziliqare te botes, qe na quajten edhe “mekatare”, “tradhetore”.
Kurse ne ne “boten” tone rrembenim, ate qe na servisi fati yne, qe kishim gjetur njeri tjetrin.
Por vitet kaluan dhe tani po te le letren e fundit, ku parashikoj qe nje dite mbase si kjo e sotmja dite vjeshte e fresket dhe e mbytur me re, e zymte, emri im do te shkruhet ne ndonje pllake mermeri.
Por koha do te beje te veten dhe jo shume vone nga une nuk do te mbetet asnje kujtim, mbase ndoshta per ndonje mik te mbetur do te thote me nje psheretime te thelle, ne nje cep lokali ne bisede me shoket e mi te dikurshem:
“Iku, i mjeri, sikur nuk ishte asnjehere”.
Do te kalojne vitet nje pas nje, askush nuk do te kujtohet te vije te me shikoje a e kam me emrin ne pllaken e mermerit, a ka mbire bari.
Nuk do te mbetet as emer, asnje nishan do te me harrohet emri im mjeran..
Mbase keto shenimet e mia te harruara ne ate sirtarin e vjeter ne fund te komose, dikujt do ti bien ne dore, do te marre mundimin te botoje kete shkrim i bindur pa emrin tim, se edhe vete ai e ka harruar.
Do ta pelqejne shkrimin per Ate, “Zonjen” e dikurshme, qe me dashuroi dhe e dashurova aq shume, por asnje nuk do te kujtohet per mua, as emer, as nishan, asnje gjurme nga ekzistenca ime.
….Por une atje thelle do te qesh, biles me zerin e ngjirur nga kohet e lageshta:
“Vete u harrova, por perjetesova Ate, “Zonjen” time fisnike te bukur….!!!