Dilaver Goxhaj, makthet nuk jua shërojnë tiradat përbaltëse kundër presidentit Rugova! Adem Jashari ishte antipod i linjës së Tiranës/Kretës e jo i presidentit Rugova!

Nga Rexhep Kastrati

Dilaver Goxhaj, është e turpshme për një personalitet ushtarak të bëjë shpërfaqësin e maktheve që keni nga personaliteti i predientit Rugova, dhe të nxjerrësh në sipërfaqe përfshirjen e regjimit të Tiranës së atëhershme zyrtare në krye me Fatos Nanon dhe Fatos Klosin në përçarjen brendashqiptare në Kosovë.

Mirëpo, Dilaver Bojku, shpifjet dhe përbaltja e personalitetit të presidentit Rugova nuk zvogëlojnë përmasat e e veprimtarisë shkencore, intelektuale, politike e kombëtare të presidentit Rugova, por vetëm tregojnë se linja e Tiranës/Kretës që doli pas takimit Nano-Milosheviq në Kretë, më 1997, nuk kishte dalë për të luftuar për çlirimin e Kosovës, por për të rrënuar organizimin politiko-institucional, pra edhe ushtarak të Kosovës, për llogari të Serbisë.

Në këtë kuptim, Adem Jashari nuk ka qenë antipodi i presidentit Rugova, por një aspekt, e përsëris: një aspekt i strategjisë politike dhe kombëtare të lëvizjes liri, pavarësi, demokraci në krye të të cilës ishte presidenti Rugova. Ka të dhëna publike që dëshmojnë se linja e Tiranës/Kretës, pjesë e keqe e të cilës ke qenë dhe vazhdon të jesh edhe ti, është antipod i Adem Jasharit, e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës, Hakif Zejnullahut dhe gjithë të tjerëve që luftën guerile në Kosovë e kishin filluar që më 1991.

Dilaver Goxhaj, nuk ka asnjë fotografi në të cilën do të shihej Adem Jashari në uniformë të UÇK-së. Pse vallë nuk ka pasur? E vërteta është se ajo që është shfaqur si UÇK, ishte për ta vrarë luftën guerile të Adem Jasharit. Asnjë të dhënë nuk ka se Adem Jashari ka pasur dijeni paraprakisht për paraqitjen e njerëzve me maska më 28 nëntor 1997. Se nuk ka ndonjë lidhje ndërmjet organizimit të luftës guerile të filluar më 1991, me atë që do të ndodhë më vonë, dëshmon edhe tradhtia që iu bë Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës, Hakif Zejnullahut, më 1997, pastaj, tradhtia që iu bë Adem Jasharit me familje, më 1998, pra vetëm tre muaj pas shfaqjes me maska, më 28 nëntor 1997 të disa individëve që folën në emër të UÇK-së.

Dilaver Bojku, 4,5,6 marsi nuk janë vetëm data që shënojnë 20 vjetorin e masakrës mbi familjen e Adem Jasharit, por edhe datat që shënojnë tradjhtinë e madhe që iu bë asaj familjeje, nga ata që pa fije turpi thirren në emër të saj. Siç dihet, vetëm daja i tyre Osman Geci ka qenë bashkë me familjen Jashari, kurse të tjerët kanë ikur. Nga e kanë ditur ata se familja e Adem Jasharit do të rrethohej?

Për dallim nga ata që e tradhtuan familjen e Adem Jasharit, presidenti Rugova shpalli tri ditë zie me rastin e masakrës mbi këtë familje, si dhe ka themeluar një dekoratë ndër më të rëndësishmet, me emrin e Adem Jasharit.

Por nuk janë vetëm këto: gjatë demonstratave që mbaheshin në Kosovë gjatë vitit 1998, e që ishin masive, populli kishte parullë kryesore: Rugova – UÇK.

E presidenti Rugova, për dallim nga linja e Tiranës/Kretës që doli pas takimit Nano-Milosheviq në Kretë, që nuk la mënyrë dhe llojë të luftës kundër tij dhe organizimit politiko-institucional të shqiptarëve të Kosovës, nëpërmjet Kuvendit të Kosovës, më 1998 do ta njohë UÇK-në si ushtri të Kosovës

Pastaj ishte presidenti Rugova që në Rambuje e bëri Hashim Thaçin udhëheqës të delegacionit të Kosovës.

Kurse përkundër të gjitha këtyre, lufta speciale mediale, por edhe ajo në terren nuk u ndalën kurrë kundër presidentit Rugova dhe linjës së tij institucionaliste që udhëhiqte ai. U tha gjithçka kundër tij, u eliminuan  bashkëpunëtorët e tij më të ngusht dhe veprimtarë të niveleve të tjera politike dhe ushtarake.

Presidenti Rugova kurrë nuk ka rënë në kurthet e Nanos dhe të Milosheviqit për të nxitur ndonjë konflikt brendashqiptar në Kosovë.

Dilaver Bojku, në kohën kur Kosova digjej flakë, kur popullata masakrohej, Fatos Nano u thoshte shqiptarëve të Kosovës se kryeqytet i tyre ishte Beogradi, kurse Rexhep Qosja, një tjetër pjesëtar i linjës së Tiranës/Kretës, në janar 1999, shprehte gatishmërinë që t’ua njihte serbëve të Kosovës të drejtën për vetëvendosje.

Adem Jashari, ndërkaq, ka qenë vetëm një udhëheqës i një grupi me më pak se 20 veta që bënin luftë guerile, pra nuk ka qenë kurrë komandant i UÇK-së. As Azem Syla, as Xhavit Haliti dhe askush tjetër nuk e kanë konsideruar Adem Jasharin komandant të UÇK-së, pasi që Adem Jashari nuk kishte të bënte me të. Vetëm pas eliminimit të tij dhe për luftës dhe për interesa zgjedhore, linja e Tiranës/Kretës filluan të flasin për Adem Jasharin si komandant i UÇK-së. Dhe këtë e bënë për ta fshehur të vërtetën për linjën e Tiranës.Kretës, për qëllimin e saj dhe për antipodin që kanë me Adem Jasharin.

Në anën tjetër, fakti që Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu janë vrarë para se të shfaqej grupi me maska në emër të UÇK-së, fakti që Adem Jashari i vra pa filluar lufta frontale dhe vetëm tre muaj pasi u bë publike UÇK, janë dëshmi që flasin qartë se kush ka organizuar antipod dhe pse jo edhe pengesë për linjën e Tiranës/Kretës për të keqpërdorur maskarat serbe mbi shqiptarët për të imponuar veten si faktor politik në Kosovë.

Një e dhënë tjetër publike është edhe fakti se nga vrasja e Adem Jasharit e deri te bërja publike e komandantit të zënës së Drenicës kaluan muaj të tërë. Pse ndodhi kjo? A mos kishte konflikt ndërmjet Sami Lushtakut dhe Iljaz Kodrës se kush do të ishte në krye? A përfaqësonte Sami Lushtaku linjën e Tiranës/Kretës, kurse Iljaz Kodra – linjën autentike të Adem Jasharit?

Dilaver Bojku, lëvizja politike, liri, pavarësi, demokraci nuk ka qenë thjesht një lëvizje pacifiste, por ka qenë lëvizje institucionale që ka pasur brenda saj edhe luftën kundër pushtimit. Duhet të jetë idiot njeriu të mohojë se ushtrimet e para institucionale më 1991, grupet nga Kosova i bënë në Tiranë, në bazë të marrëveshjes që presidenti Rugova kishte me Ramiz Alinë.

Por ti dhe sojit yt, edhe 20 vite pas masakrës së familjes Jashari, vazhdon të vjellë kundër presidentit Rugova, sepse sa më shumë që po kalon koha, aq më shumë po rriten përmasat e personalitetit të tij, aq më shumë po dalin në pah orientimet kundërkombëtare të linjës së Tiranës/Kretës. Gjatë këtyre 20 viteve, pos tradhtisë ndaj familjes së Adem Jasharit, ka ndodhur ndarja e Kosovës mbi baza etnike, e të cilën, siç  e tha edhe Kushner, e kishte bërë Hashim Thaçi, ndodhën vrasjet politike, për çka po del në pah gjithnjë e më shumë fytyra e Fatos Klosit, ndodhi kapja e shtetit nga linja e Tiranës/Kretës, ndodhën ngjarjet e 17 dhe 18 marsit 2004, ndodhën përpjekje për djegie të shtetit, dhe po bëhen përpjekje për ndarjen përfundimtare të Kosovës. Dhe të gjitha këto dhe vepra të tjera kundërnjerëzore dhe kundërkombëtare i ka bërë linja e Tiranës/Kretës, e cila tashmë publikisht ka nxjerrë idenë për shkëmbim territoresh, për të kamufluar ndarjen përfundimtare të Kosovës.

20 vjet pas masakrës së familjes së Adem Jasharit, personaliteti i presidentit Rugova dhe vizioni i tij po bëhen gjithnjë e më të qartë, më të lartësuar dhe më kombëtar. Edhe ata që e kishin luftuar shkojnë dhe përkulen para varrit të tij dhe sikur nga pelerina e Jezusit, kërkojnë qare nga varri i presidentit Rugova.

Dhe sa më shumë që po kalon koha, aq më të mjerë po bëhen ata si ti, Dilaver Bojku, aq më të pafat dhe më të pashpresë po bëhen.

Kjo tregon se projekti i stisur qoftë në Kretë ndërmjet Nanos dhe Milosheviqit, qoftë në ndonjë zyrë tjetër agjenturore për të rrënuar përmasat, ideologjinë dhe filozofinë politike të presdentit Rugova me keqpërdorimin e figurës së Adem Jasharit, tashmë ka dështuar, dhe nuk ju ka mbetur tjetër pos që të shpërfaqni sërish makthet e para 20 viteve e në vazhdim që kishit nga madhështia e presidentit Rugova.

Adem Jashari do të kujtohet nga shqiptarët për sakrificën, por do të kujtohet edhe si njeriu i tradhtuar nga linja e Tiranës/Kretës. Gjithsesi, do të vijë dita shumë shpejt kur do të kuptohet përfundimisht se Adem Jashari ka qenë antipod i linjës së Tiranës/Kretës, e jo i presidentit Rugova.