Dilemat mbi Ligjin për investime strategjike (Video)

20.10.2016 20:45:44

Ligji për investime strategjike i miratuar ditë më parë nga legjislativi i vendit nuk shihet me aq optimizëm nga ekspertët se do ta ndryshoj situatën tashmë të rënduar ekonomike të vendit.

Pavarësisht se Qeveria pretendon se përmes këtij ligji do të tërhiqen investimet e huaja direkte dhe do të krijohen lehtësira në të bërit biznes, njohësit e ekonomisë thonë  se situata mundë të ndryshoj vetëm me zbatimin e të gjitha formave dhe ligjeve të cilat krijojnë një stabilitet politik dhe ekonomik.

E, Arf Elshani thotë se ky ligj i ka munguar Kosovës, por përveç përparësive që i ka mundë të ketë negativitet dhe mangësi. Kjo për faktin se në këtë ligj mungon konkurrenca, e që sipas tij çdo gjë që bëhet pa konkurrencë ka edhe negativitetin e saj.