Dinamika, Ramazani dhe Arbana Xharra

12.05.2017 13:19:49

Çka i paska thon Isës Kadrija,
pa tendera s’mahet shpija!
Na ke lodh naj prune fikën,
krejt naj ndale dinamikën!

Me Hashimin e bom plan,
me dal n’zgjedhje për ramazan!
Krejtve t’lodhun me ju nxan,
qeverinë me ba për Bajram !

Nuk e dojke ‘biznesi’ s’shkojke,
pa kuletë hiq s’pe dojke!
U nal puna n’gozhdë met sharra,
sytë naj çeli Arbana Xharra!

Ahmet Asani