Poezi/Te njoh moj Shqiptare

13.05.2020 08:37:16
Nga: Luan Lumeka
-Fytyra jote pasqyrë e bardhë,
liqen kaltërosh ku lëkunden valë,
ato që do thuash, m’i merr mendja,
t’i lexoj ne buzeqeshjen, të arta fjale.
Të kuptoj edhe kur fsheh fjalët,
kur qesh, qan e derdh lot ,
s’jam profet, shkronjes i thjeshtë,
mos fol, te flet shpirti yt i shenjte..
Të këndoj moj hallemadhe,
të njoh dhëmb e dhëmballë,
mos më thuaj se kush je,
njoh fisin, e tët mëhallë !
Te lexoj moj shqiptare,
dukesh na syte fisnike,
shpirt e zemer shenjtore,
Zonje, Princeshe SHQIPETARE !