“Valsi i lumturisë”, i Ylljet Aliçkës botohet në Itali

28.07.2016 20:26:16

ylljet-alic_ka-il-sogno-italianoShkrimtari Ylljet Aliçka, autor i disa librave të suksesshëm të botuar në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të ndryshme të botës ka botuar në italisht romanin ‘’Valsi i Lumturisë’’. Në Itali libri vjen me titullin ‘’IL Sogno italiano’’ i botuar nga shtëpia botuese ‘’Rubbettin’’. Ngjarja e romanit “Valsi i Lumturisë” fokuson marrëdhëniet historike e diplomatike të Shqipërisë me shtetin fqinj dhe gjatë procesit të krijimtarisë hyn në rrjedhat e një analize shumë komplekse sociale dhe filozofike.

Shkrimtari Ylljet Aliçkaj më herët është shprehur se titulli i romanit është marrë nga një këngë e këngëtarit të shquar italian Fabricio de Andre.

Romani është mbështetur mbi një ngjarje të vërtetë dhe persona realë, por në roman i takon artistikisht vetëm si personazhe. Në dhjetor të 1985-s, gjashtë anëtarët e familjes Popa hynë ilegalisht në ambasadën italiane. Rasti i tyre bëhet çështje ndërkombëtare për Shqipërinë e vogël e të izoluar. Familja Popa, një familje e thjeshtë nga Durrësi hyn tinëzisht (duke u hequr si turistë) në ambasadën italiane dhe aty kërkon menjëherë strehim politik. Shteti totalitar shqiptar pëson një tronditje të madhe nga ky gjest në atë kohë. I quan shtetasit e vet “kriminelë”. Një gjë të tillë, kush kishte guxuar ta bënte më parë ishte pushkatuar. Ky libër është fitues i çmimit kombëtar të letërsisë dhënë nga Ministria e Kulturës në vitin 2013 dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në çmimin ‘’Ballkanika 2014’’.