Veseli për Kiço Blushin: La një zbraztirë të madhe në botën e artit dhe kulturës shqiptare

09.02.2019 16:56:30

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e shkrimtarit Kiço Blushi.


Ai nëpërmjet një postimi në Facebook u shpreh se Blushi ka lënë një zbraztirë të madhe në botën e artit dhe kulturës shqiptare.

“Breza të tërë në Kosovë janë rritur e edukuar me atdhedashuri nëpërmjet skenarëve të shkruar prej tij për filma të njohur shqiptarë, si “Nëntori i Dytë” ose “Koncert në vitin 1936”, ka shkruar Veseli.

Postimi i tij i plotë:

Ndarja nga jeta e shkrimtarit, skenaristit dhe publicistit të njohur Kiço Blushi la një zbrazëtirë të madhe në botën e artit dhe kulturës shqiptare. Breza të tërë në Kosovë janë rritur e edukuar me atdhedashuri nëpërmjet skenarëve të shkruar prej tij për filma të njohur shqiptarë, si “Nëntori i Dytë” ose “Koncert në vitin 1936”. Shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera për familjarët, miqtë dhe kolegët e tij për këtë humbje të rëndë.