Të lutem djall mos vdis se do të mbtem pa punë!

13.04.2018 11:26:46

 

Një ditë ende pa lind dielli, nje hoxhë ishte nisur për ta falur namazin e mëngjesit. Nga që jetonte në fund të qytetit ishte nisur me herët që të arrinte me kohë në xhami! Pa pritur i vjen një zë nga nje gropë, afrohet aty afër dhe sheh nje njeri qe i dilte gjak nga kemba! Ra ne hall hoxha nuk dinte si t’ja bente nga qe nuk kishte kohë, nxorri sherveten dhe ja lidhi plagen te panjohurit duke i premtuar se do njoftonte dike qe te vinin ta merrnin!

-Mos me le i tha i panjohuri, kam thyer kemben dhe kam shumë gjakderdhje do te vdes! Nese pas teje kalon dikush tjeter do ti tregoj se ishte imami i xhamise dhe me la keshtu ne kete gjendje!

Hoxhes nuk i erdhi mire kjo fjalë, edhe pse ishte i gatshem ta linte te plagosurin u kthy, nga qe nuk mund te duronte pastaj fjalet e njererzve në qytet!!? U kthy ta merrte te panjohurin dhe vendosi ta lente namazin e mengjesit! Ju afrua afer qe ta merrte ne krahë, i plagosuri ishte nje njeri i veshur me rroba te reja me kravatë, dukej tamam zotni!

-Jam politikan i tha i panjohuri, jam nisur per ne mbledhje te partise ne nje qytet tjeter, por ja qe rash ne kete gropë dhe e theva kemben!

Per nje moment hoxha e shiqoi ne sy te panjohurin dhe ju duk sikur e njeh nga diku!

-Shih tha ty sikur po te njoh, te kam pa une ty diku?!

-Po tha i plagosuri, si s’me njeh ti, une jam djalli! Por mos me le keshtu sepse do te vdes nga qe kam pas shumë gjakderdhje!

-Po vdis i tha hoxha, ku te vij ajo ditë qe te vdesish dhe te lirohet njerëzimi prej teje!

-E ke gabim i tha djalli, me mire leje namazin e me dergo drejt ne spital sepse nëse une vdes ti s’do kesh punë! Jo vetem ti po gjithe hoxhallaret, prifterinjet e rabinet do te mbesin pa punë!

 

U mendua hoxha dhe e kuptoi mire se djalli po i thoshte te vërtetën! E morri djallin që ishte para vdekjes, e hodhi mbi shpindë dhe u nis per ne spital!
Rrugës per ne spital hoxha i lutej djallit qe mos te vdiste : te lutem djall mos vdis se do te mbetem pa punë!
—-

(Tregim gojedhanë i pershtatur dhe i mbarështruar nga Ahmet Asani )