Historia po na ndjek mbrapa – vargje nga Ahmet Asani

29.11.2017 11:02:40

Me sytë e mi e kam pa
tu dhanë shpirt diktatura
e kam pa tu lind demokracia
e ne të njejtën kohe dreqi bante ve!
Menduam qe e zumë historine
sikur hajnin kur e ze me pelë për dore
dhe nuk e le të pervidhet me ba sherre
menduam qe e keqja do te gjykohej!
Menduam se rrugëtimi ynë
drejtë punës dijes e shkencës
drejtë Perendisë e Perëndimit
do te jetë i perbashkët!
Menduam, por jo se e keqja
i kishte lënë vetë të çelin te ne
prap historia na u pervodh
dhe prap ka nis të na ndjek nga prapa !