Diplomati gjerman sot në Kosovë, takohet me kryeministrin Haradinaj

14.02.2018 11:16:51

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, këtë të mërkurë do të arrijë në Kosovë për të zhvilluar një vizitë zyrtare.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, diplomati gjerman do të pritet nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Sipas njoftimit të qeverisë, Haradinaj e Gabriel pas takimit i cili do të zhvillohet nga ora 18:30 do të kenë edhe një konferencë për media.