Diskutohen modalitetet e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës

13.02.2020 17:16:23

Prishtinë, 13 shkurt 2020

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në një takim pune Drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës z. Sazan Ibrahimi

Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës si përfaqësues i vetëm i pushtetit lokal të Kosovës.

Në këtë takim po ashtu janë debatuar edhe modalitetet e bashkëpunimit dhe kyçjes së përfaqësuesve të Asociacionit të Komunave të Kosovës në grupet e punës ku diskutohen aktet ligjore që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale në mënyrë që zbatimi i tyre pas konsultimit me komunat do të jetë më efikas dhe në funksion të nevojave të qytetarëve.