Dita e gjashtë e protestës në Tiranë, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë

14.12.2020 20:38:00

Protestuesit grumbullohen përballë Kryeministrisë, ku kërkojnë lirimin e të arrestuarve nga protestat e mëparshme. Përballë tyre, vetëm një kordon me policë.

Situatë e qetë në sheshet e Tiranës. Vetëm grupe të vogla të rinjsh për momentin dhe pak efektivë policie.

Edhe pse Policia e Shtetit ka njoftuar se nuk do të lejojë asnjë tubim që shkel masat kundër koronavirusit, sot pritet që të rinjtë të dalin sërish në protestë, pas vrasjes së Klodian Rashës.

Policia shkruan se është e vetëdijshme për ndjeshmërinë popullore që shkaktoi vrasja e të riut nga dora e një efektivi, por tashmë që protestat kanë degraduar nuk do të lejojë asnjë tubim.

Aktualisht, vetëm disa grupime të vogla të rinjsh janë të pranishme në sheshin “Skënderbej”.

800 forca policore janë në gadishmëri në disa pika të kryeqytetit.