Dita e parë e lirisë. Momenti kur ushtarët e UÇK-së, i “tregojnë” Adem Jasharit se Kosova u lirua

18.06.2017 21:30:18

Videot e mëposhtme janë xhiruara më 18 qershor 1999 ditën kur qyteti i Skenderajt u lirua nga forcat serbe dhe atë e morën nën kontroll Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Momenti më i veçantë është kur ushtarët në krye me komandantin e Brigadës 112, Jetullah Gecin, dalin para masës së mbledhur dhe njoftojnë se ushtria serbe u largua përgjithmonë dhe ata tashmë janë të lirë.

Pas parakalimimit në qytetin tashmë të lirë, ushtarët nisen drejt Prekazit tek varret e Jasharjave. Karvanit të ushtarëve u prinë Bashkim Jashari, nipi i Komandantit Legjendar.

Kolona ndalet para varrit të Adem Jasharit, dhe aty ish eprori i UÇK-së, Gani Koci, i raporton komandantit, Adem Jashari se lufta mori dhe fund dhe Kosova është e lire.