Ditë e zezë për Mbretëreshën e Anglisë, një pjesëtar i familjes ndërron jetë

04.12.2020 10:32:25

Mediat angleze mëngjesin e sotëm shkruajnë se Mbretëresha e Anglisë po qan për humbjen e qenit të saj vetëm disa javë përpara Krishtlindjeve.

Shoku i saj besnik, i quajtur Vulcan, i racës Corgi, ka ngordhur në Ëindsor, sipas burimeve shkruan MailOnline.

Nuk dihet se sa vjeç ishte qenushi i saj apo shkaku i ngordhjes, por burimet zbulojnë se Mbretëresha Elizabeth është tejet e pikëlluar.

Të gjithë e dinin lidhjen e ngushtë të Mbretëreshës me qenin besnik të saj, që prej vitit 2007, gjë që tregon se mund të ishte mbi 13 vjeç, një moshë e mirë për qenin e asaj race.

Burimet zbulojnë se ishte një tronditje e madhe për Mbretëreshën 94-vjeçare ngordhja e qenit të saj të dashur.

Ditë e zezë për Mbretëreshën e Anglisë, një

Ditë e zezë për Mbretëreshën e Anglisë, një