Djali i Haki Imerit kërkon zbardhjen e vrasjes nga institucione ndërkombëtare

18.01.2017 15:44:57

Djali i Haki Imerit, veprimtarit të LDK-së, i vrarë më 2 nëntor 1999, Kastrioti ka postuar një reagim të shkurtër, me anë të të cilit kërkon që të hetohet vrasja e babai tët tij dhe të vrarëve të tjerë të kryera gjatë dhe pas luftës.

“Une, Kastriot Imeri, djali i Haki Imerit,

Kerkoj drejtesi Institucionale, jo Kanunore. Kerkoj nga Institucionet, qe me te vertete do ta ndriçojne vrasjen pas shpine te prindit tone, dhe vrasjeve te tjera qe u  bene gjate e pas luftes ne Kosove. Kerkojme drejtesi nga Institucionet Nderkombetare. Jo nga keto vendore, te cilat udhehiqen nga kriminelet.” – thuhet në postimin e tij.