Aktiviteti i tij në skenën kosovare filloi qysh nga pas lufta e fundit në Kosovë, Agim Çeku, fillimisht ishte komandanti i Trupave Mbrojtëse të Kosovës.
Më pas më 2006, Çeku zgjidhet kryeministër i Kosovës. Nga pozita e kryeministrit në vitin 2011 Çeku mbi një ‘gradë’ më poshtë ku zgjidhet ministër i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.
Mirëpo, Çeku tani do të jetë zëvendësministër në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë.
Lajmi.net ka kontaktuar me Çekun për të komentuar rreth këtyre posteve që ai është duke i shkuar hierarkisë nga lartë- poshtë.
Çeku tha se do të jetë gjithmonë aty ku e kërkon puna dhe se nuk ka zgjedh asnjëherë ndonjë detyrë e rëndësishme për të është të punojë.
“Unë gjithmonë kam qenë aty ku më ka lyp puna. Ku më ka taku nuk e kom zgjedh kurrë asnjë detyrë as atëherë që më është caktu e kry në mënyrën më të mirë të mundshme që muj dhe nuk ngarkona me obligime të tjera”, ka thënë tashmë zv/ministri.
Se a e ka pranuar ai këtë postë me qejf, thotë se patjetër që po.
“Po, po patjetër”, ka thënë në fund Çeku.