“Tronditet” Liverpool, Sadio Mane 6 javë larg fushave

10.10.2017 17:43:49

Liverpool është tronditur nga një lajm shumë i hidhur: Sadio Mane është dëmtuar me Senegalin dhe do të qëndrojë për 6 javë larg fushave.

Mane është një pjesë integrale e skuadrës së Jurgen Klopp te Liverpool dhe mungesa e tij vjen në një moment të vështirë për të Kuqtë.

Liverpool ndodhet në vend të shtatë të renditjes së Premier League me 12 pikë nga shtatë ndeshjet e para. 25-vjeçari Mane i kishte humbur tre ndeshje të këtij sezoni pas pezullimit që mori kur goditi portierin e City-t Ederson në fytyrë.