“Italia vuajti ndaj Shqipërisë sikurse të luante ndaj Brazilit”

10.10.2017 17:18:31

Maurizio Crosetti, gazetari i njohur italian, ka lavdëruar paraqitjen e Shqipërisë ndaj Italisë

Shqipëria si Brazili. Mund të duket e çuditshme, por kështu mendon gazetari i të përditshmes “Repubblica”, Maurizio Crosettim. Pas ndeshje, Crosetti tha se Italia vuajti aq shumë, sa shqiptarët dukeshin si Brazili

“Le të marrim rezultatin dhe të hedhim poshtë gjithçka tjetër. Duhet të mundnim Shqipërinë për të shkuar në vazon favorite të ‘play off’-it dhe ia dolëm, por sa shumë vështirësi, sa shumë frikë, sa shumë pasiguri. Një tjetër mbrëmje si ajo me Maqedoninë. Fakti është që sërish me një ekip të këtij niveli nuk bindim”, ka thënë ai.

“Shqipëria në fillim nuk na dukej asgjë, por e vuajtëm si të ishte Brazili dhe mundëm vetëm për shkak të një gabimi në mbrojtje. Tani rreziku për të mos shkuar në Botëror është prezent dhe për ta evituar duhet të ndryshojmë ritmin dhe gjithçka tjetër. Statistikat nuk do të vlejnë aspak, prandaj duhet të shtrëngohemi për të shkuar në Rusi”, thotë Crosettim.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/italia-vuajti-ndaj-shqiperise-sikurse-te-luante-ndaj-brazilit-445515/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright